Me kallashnikov dhe municione në makinë, arrestohet i riu në Maliq

Me kallashnikov dhe municione në makinë, arrestohet i riu në Maliq

Policia e Korçës vijon kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, teksa ka arrestuar një 32-vjeçar.

Strukturat e Policisë Korçë dhe të komisariateve në varësi të saj, vijojnë kontrollet e befasishme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Korçë, në fshatin Rëmbec, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Klaudio Shameti, 32 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klaudio Shameti, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy