Policia e Shtetit ka njoftuar përfundimin e operacionit policor të koduar “Again”, i cili ka çuar në pranga një shtetas 53-vjeçar, pasi ky i fundit zotëronte një sasi të madhe lëndësh narkotike, prej 18 kilogramësh, si edhe një armë zjarri dhe municione luftarake.
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Tropojë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit, B. Zh., shërbimet policore gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike, të futur në qese të mëdha të zeza.
Arma e zjarrit së bashku me një sasi fishekësh, u gjetën po në shtëpinë e personit.
Hetimet ndërkohë vijojnë, për të identifikuar raste të tjera të ngjashme kriminale.
Materialet mbi këtë çështje, i kanë kaluar Prokurorisë së Tropojës për veprime të mëtejshme.



