Një automjet tip "Audi A8" është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës në Vlorë.
Siç raportohet, makina është djegur plotësisht brenda pak minutave.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, si dhe Policia Rrugore për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga hetimet.



