Afera CEZ-DIA/ Dy ish-drejtorë të kompanisë çeke, të pandehur në Gjykatën e Tiranës

Afera CEZ-DIA/ Dy ish-drejtorë të kompanisë çeke, të pandehur në Gjykatën e Tiranës

Kastriot Ismaliaj për të ngritur skemën e tij të mashtrimit bashkëpunoi ngushtë me dy drejtues të CEZ në atë kohë në Tiranë. Josef Hajsek dhe Jan Ivan u hetuan dhe dërguan në gjyq nga prokuroria për akuzat e mashtrimit. Gjyqi ndaj tyre për disa vite u pezullua për shkaqe proceduriale. Ndërsa aktualisht procesi zhvillohet normalisht në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës.

Ish-gjyqtari i kësaj çështjeje, Sokol Tona, dërgoi në Kushtetuese pretendimet e avokatëve mbrojtës të Hejsek dhe Ivan se ata kishin imunitet. Gjykata Kushtetuese vendosi që procesi duhet të vazhdonte për këta persona në Gjykatën e Tiranës. Pas këtij vendimi gjykatësi i dosjes, Sokol Tona, jep dorëheqjen nga detyra duke dalë në pension të parakohshëm, duke sjellë si pasojë shtyrjen e procesit. Aktualisht, çështjen e ka në gjykim gjyqtari Gerd Hoxha, ku do zhvillohet proces normal me pyetjen e dëshmitarëve. Prokuroria duket e bindur në fajësinë e dy ish-drejtuesve të CEZ në Tiranë. Ajo i paraqet Josef Hajsek dhe Jan Ivan si bashkëpunëtorë të ngushtë të Kastriot Ismailaj. Pa ndihmën e këtyre dy personave, sipas provave që paraqet prokuroria në dosje, do ta kishte të pamundur të zhvillonte skemën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy