
Prokuroria e Tiranes ka dërguar për gjykim dosjen për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit "Shefqet Ndroqi".
Poashtu mësohet se për gjykim janë dërguar edhe infermierët e të tjera të këtij spitali me akuzat për “shpërdorim detyre dhe mashtrim”.
Alldervishi, e cila ishte sanitare në spitalin COVID 2, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.
Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor dhe një skemë më e gjerë mashtrimi.
Bashkë me Tire Alldervishin, u arrestuan edhe dy infermiere të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore në korrupsion.



