Me tre emra, kapet në Fier i shpalluri në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj dy turqve

Me tre emra, kapet në Fier i shpalluri në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj dy turqve

Tentoi të vriste me thikë dy persona, kapet nga policia e Fierit i dyshuari, i shpallur në kërkim, i cili rezultonte me tre emra.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:  

Bledar Qoku alias Bledar Manaj alias Bledar Hazizaj, 43 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në vitin 2014, në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, dy shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy