
Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se shtetasi E. I., vuante nga tensioni.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



