Të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme/ Arrestohen dy autorët në Vlorë e Sarandë

Të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme/ Arrestohen dy autorët në Vlorë e Sarandë

Në Vlorë e Sarandë janë ndaluar dhe janë vënë në pranga dy autorë të dyshuar për zjarrvënie.

Policia bën me dije se në fshatin Tragjas të Vlorës është arrestuar shtetasi Gëzim Meço, i cili dyshohet se ka djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në këtë fshat.

Po për të njëjtin krim, në Sarandë është prangosur Shpëtim Lukaj, i cili i vuri zjarrin dhe dogji një sipërfaqe kullote në fshatin Shelegar.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas”, shkruhet në deklaratë.

Sipas njoftimit, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe 1 mijë e 500 metra katrorë me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në fshatin Tragjas.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 23 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Deri më tani, janë dhjetë persona që janë proceduar nga organet policore, për zjarrvënie të qëllimshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy