KPA shkarkon prokurorin e Tiranës

KPA shkarkon prokurorin e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar Prokurorin e Tiranës, Gjon Kodra. Kodra e kishte kaluar shkallën e parë të vetingut, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkuan Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Gjon Kodra.

Prokurori Kodra u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine, anëtare.

Në kriterin e pasurisë, sipas ONM prokurorit i mungojnë 35 mijë euro të përdorura në blerjen e një apartamenti. Pretendimi i subjektit se këto para ishin kursimet e bashkëshortes para martese dhe që ishin mbajtur në Itali nuk provohej sa kohë që këto nuk ishin deklaruar para fillimit të detyrës dhe në deklarimet pasuese vjetore.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy