Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar plagosjen e katër personave, të gjithë nga e njëjta familje.
Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.
Aktualisht, ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.
Grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar dinamiken e ngjarjes.



