
Një aksident me pasojë tre të plagosur, mes tyre dy të mitur, është shënuar gjatë mesnatës.
Rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të shtunës, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



