Trafikonin armë drejt Maqedonisë dhe falsifikonin dokumentet/ Çfarë zbuluan hetimet

Trafikonin armë drejt Maqedonisë dhe falsifikonin dokumentet/ Çfarë zbuluan hetimet

Prokuroria e Elbasanit zbardh detaje për dy të arrestuarit në Elbasan për trafik armësh dhe falsifikim dokumentesh, Dhimitër Peqini dhe Artan Lila.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit merreshin me trafikimin e armëve drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa në të njëjtën kohë kryenin edhe falsifikimin e dokumenteve, përfshirë letërnjoftime, pasaporta dhe leje drejtimi shqiptare e të huaja.

Hetimet janë kryer me metoda speciale, përfshirë vëzhgime ambientale dhe veprime simuluese, të cilat kanë çuar në sekuestrimin e disa armëve dhe pajisjeve të përdorura për falsifikimin e dokumenteve.

Gjatë kontrolleve në banesat e Peqinit dhe Lilës, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione dhe pajisje të specializuara për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Më 4 mars 2025, Prokuroria e Elbasanit urdhëroi ndalimin e dy të dyshuarve dhe ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për ta.

Hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë të mundshëm dhe për të zbardhur të gjithë zinxhirin e aktivitetit kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy