Aksident me pasojë tre të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor "Korçë-Ersekë". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, ku shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip "Jeep", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja, shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.



