Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë vendit të quajtur Ishull-Lezhë. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka mbetur e plagosur një shtetase, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjithashtu, ka mbetur i bllokuar për disa çaste njëri krah i lëvizjes në superstradë, deri në momentin e mbërritjes së Policisë.



