Konflikti mes tre vëllezërve në Durrës, përfundon me arrestimin e tyre/ Si ndodhi ngjarja

Konflikti mes tre vëllezërve në Durrës, përfundon me arrestimin e tyre/ Si ndodhi ngjarja

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit, që mund të sillte pasoja për jetën, duke vënë në pranga tre vëllezër të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, shtetasi Andrea Përkeqi, ka dëmtuar me thikë gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, shtetasit Luan Përkeqi, dhe Ylli Përkeqi, duke përdorur sende të forta dhe një thikë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë shtetasi Ylli Përkeqi, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë tre vëllezërit, shtetasit:

- Andrea Përkeqi, 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”;

- Luan Përkeqi, 49 vjeç, dhe Ylli Përkeqi, 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy