557-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ MEPJ: Trashëgimia e tij, frymëzim për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

557-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ MEPJ: Trashëgimia e tij, frymëzim për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

Sot shënohet 557-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468)

Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Me këtë rast, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi trashëgiminë e tij, duke e cilësuar atë si një frymëzim të vazhdueshëm për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

557 vjet nga ndarja nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit të kombit shqiptar, strategut dhe diplomatit të jashtëzakonshëm që ndërtoi ura komunikimi dhe aleanca me fuqitë e kohës, duke vendosur themelet e diplomacisë.

Sot, trashëgimia e tij na frymëzon të vazhdojmë misionin tonë për të përfaqësuar Shqipërinë evropiane sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Figura e Skënderbeut është jo vetëm një simbol i luftës dhe heroizmit, por gjithashtu përfaqëson një periudhë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, të cilët luftuan për më shumë se një shekull kundër pushtimit osman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy