Krahas qytetarëve të cilët pritet të votojnë gjatë ditës, në zgjedhjet vendore, janë edhe të dënuarit në Institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.
Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sefaj, tha në një komunikim për MCN tv, se numri i votuesve në mesin e të dënuarave është 5400 persona në 17 qendrat e improvizuara të votimeve.
Aktualisht janë të regjistruar 2650 votues në 17 qendrat e votimit në institucionet e posaçme, ashtu siç e njeh ligji. Puna përgatitore ka filluar që në janar kur edhe janë dërguar të gjitha listat e zgjedhësve, pranë njësive vendore.
Janë selektuar dhe përzgjedhur persona të cilët sipas ligjit për pastërtinë e figurës morale, provizorisht iu hiqet e drejta e votimit, derisa janë në institucionet e dënimit.
Numri sa i përket është një numër standard, 5400 persona që vuajnë dënimin.



