Edhe pse kanë kaluar 3 ditë që kur 56-vjeçarja me inicialet L.K., ëhstë larguar nga banesa e saj nuk ka ende asnjë gjurmë.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët një ditë pas largimit të saj, pasi kanë kontrolluar pyllin dhe anën e lumenjve me varka private në datën 21 rreth orës 23:30 kanë konstatuar larg banesës rreth 1.5 km shapkat dhe shaminë e gruas e cila u verifikua që ishin të personit të zhdukur, anës lumit.
Por pas kërkimit me palombarë në lumin Vjosë nuk është gjetur ende trupi. Konrtrollet në lumë janë bërë me drone nga ajri dhe nga toka, por deri tani pa asnjë rezultat. Ndërkohë që vijojnë kërkimet.



