361 elefantë në Sri Lanka janë vrarë gjatë vitit 2019

361 elefantë në Sri Lanka janë vrarë gjatë vitit 2019

Një numër rekord elefantësh  prej 361 sosh, kanë ngordhur në Sri Lanka gjatë vitit 2019, thonë grupet mjedisore.

Ka rreth 7,500 elefant të egjër në Sri Lanka. Vrasja e tyre është e paligjshme, por kafshët bien pre e komunitetet rurale.

Elefantët nderohen në Sri Lanka por disa fermerë i shohin ato si dëmtues.

Sajeewa Chamikara, një ambientiste nga Lëvizja për Tokën dhe Reformën Bujqësore, i tha BBC-së se rreth 85% e ngrordhjes së elefantëve vitin e kaluar mund të jenë shkaktuar nga njerëzit.

Ai tha se komunitetet kishin përdorur rrethoja elektrike, helm dhe eksploziv të fshehur si ushqim për të vrarë kafshët.

Në shtator, zyrtarët thanë se ata dyshuan se shtatë elefantë të gjetur të vdekur në një rezervë ishin helmuar nga banorët e zonës për shkatërrimin e të lashtave.

Redaktori i Shërbimit Botëror të BBC në Azinë Jugore Anbarasan Ethirajan, thotë se zgjerimi i fshatrave dhe fermave në Sri Lanka ka kontribuar në zvogëlimin e furnizimeve me ushqim dhe ujë për kafshët.

Zyrtarët kanë premtuar se do të punojnë për të zgjidhur konfliktin duke vendosur gardhe midis hapsirave  të elefantëve dhe komuniteteve rurale.

Dhjetra elefantë mbahen në kafaze në Sri Lanka për të mbledhur të ardhura nga turistët, ndërsa të tjerët detyrohen të marshojnë në festivale lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy