GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin Muharem Koroveshi, i cili akuzohet si është pjesë e grupit që organizoi atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë.
Dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.
Akti, datë 19.02.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.



