Mbante 25 mijë €uro në çantë, policia kufitare i sekuestron paratë 67-vjeçarit

Mbante 25 mijë €uro në çantë, policia kufitare i sekuestron paratë 67-vjeçarit

Policia kufitare e Kapështicës ka bërë të mundur sekuestrimin e 24.530 eurove të padeklaruara, të cilat i janë gjetur një 67-vjeçari, i cili po lëvizte në drejtim të Greqisë.

Policia në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë arritur të sekuestrojnë 24.530 euro të padeklaruara në automjetin tip “Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi me ininciale J.D, 67vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma e lartpërmendur, shumë të cilën 67-vjeçari nuk e kishte deklaruar më herët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Kapshticë/ Informacion paraprak

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy