
Tre persona u vunë në pranga dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Overpass”. Ky i fundit zbuloi një grup të mirorganizuar që merrej me sigurimin e kanabisit në sasi të mëdha dhe shitjen me pakicë te përdoruesit.
Gjatë operacionit, policia narriti të sekuestronte 31 kg kanabis, sasi që u gjet në një automjet që udhëtonte në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.
Të arrestuar
- D. M., 29 vjeç, banues në Laprakë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
- F. T., 36 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës";
- A. Sh., 26 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".
Të shpallur në kërkim
J. Z., 30 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë shtetasit D. M., J. Z. dhe E. S.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit F. T. dhe A. Sh., me detyrë operatorë të kamerave, kanë ndërhyrë në serverat e kamerave të sigurisë, për të fshirë pamjet e regjistruara.



