Policia e Sarandës ka arrestuar një 22-vjeçar me iniciale D.N pasi ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës. Në qershorin e vitit të kaluar në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, 22-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar. Njoftimi: Ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. N., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 25”. Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



