Kreu i prokurorisë së Gjirokastrës është infektuar me Covid-19.
Kjo e ka detyruar Këshilin e Lartë të Prokurorisë të caktojë përkohësisht në vend të Gjon Fushës një tjetër prokuror.
Në mbledhjen e sotme të KLP është marrë vendimi për caktimin e përkohshëm të Henrik Haxhirajt në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Haxhiraj do ta ushtrojë këtë funksion për një afat një mujor nga data 11.11.2020 – 10.12.2020.
Edhe vetë Fusha e mban përkohësisht detyrën e drejtuesit të përkohshëm të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Ai duhej ta kryente këtë funksion për periudhën nga data 16.10.2020 – 15.01.2021, por për shkak të gjendjes shëndetësore e ka të pamundur të paraqitet në punë dhe të ndjekë proceset gjyqësore.
Kjo gjë sjell vështirësi në funksionimin e prokurorisë, pasi ai aktualisht është prokurori i vetëm në atë prokurori.



