Elbasan/ Organizoi ceremoni festive, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit

Elbasan/ Organizoi ceremoni festive, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit

Pronari i një lokali në Elbasan është gjobitur pasi organizoi ceremoni festive në kundërshtim të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, informon policia.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy