
Policia e Durrësit ka arrestuar një 68-vjeçar me iniciale Dh. R., pasi në orët e pata të mëngjesit të djeshëm ka përplasur për vdekje me automjetin e tij një grua 35- vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 - 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



