Zhabina: Atentati në Rinas, i planifikuar të mos dështonte. Duhet përgjegjësi politike dhe institucionale (VIDEO)

Zhabina: Atentati në Rinas, i planifikuar të mos dështonte. Duhet përgjegjësi politike dhe institucionale (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina ndan bindjen se atentati i dy ditëve më parë në aeroportin e Rinasit ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos shoqëruesi i tij, pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, ishte planifikuar që të mos dështonte.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se kjo situatë ka nevojë për përgjegjësi politike dhe institucionale.

 

Sipas tij, nuk ka dosje të SPAK ku nuk përfshihen për drejtues të lartë, drejtorë policie apo shefa komisariatesh.

 

Fakti që nuk kishte drita zona dhe një pjesë e kamerave të sigurisë nuk kanë punuar, na bën të mendojnë se atentati nuk duhet të dështonte. Gilmando Dani nuk duhet të ishte i gjallë dhe sot nuk jeton më. 

 

Atentati ishte i destinuar të mos dështonte, për shkak të informacioneve dhe vëzhgimit që është bërë. Janë përfshirë mbi pesë persona direkt në ngjarje, përfshirë edhe personin që i priste në vendin ku u dogj makina dhe i mori autorët për t’i larguar. 

 

Sa i përket rolit të policisë dhe agjencive ligjzbatuese, kjo lë për të dëshiruar. Arrestimi i dy punonjësve të policisë që janë marrë me plotësimin e dosjes së Muçi Shaljanit që ishte pjesë e AMP, më duket veprim i nxituar. 

 

Të lësh në dorë të dy punonjësve të thjeshtë të policisë plotësimin e dosjes, më duket një papërgjegjshmëri. Kjo situatë ka nevojë për përgjegjësi politike dhe institucionale.

 

Ke një AMP që ka konfirmuar se inkriminimi i Policisë së Shtetit ka arritur në nivele shumë të larta se në shifra zyrtare janë 70 efektivë të inkriminuar. 

 

Nuk kemi dosje të SPAK që nuk përfshihen policë, po flasë për drejtues të lartë, drejtorë policie, shefa komisariatesh etj. Nga ana tjetër drejtësi i SPAK ka ankesa për mënyrën se si punon policia e shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

 

Agjencitë ligjzbatuese në këtë vend e kanë lënë vetëm Prokurorinë e Posaçme lidhur me dy veprat kryesore penale që heton. 

Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk po merren seriozisht me këtë problem dhe ne do shohim ngjarje të tilla po e po në vijim, ku mund të ketë dhe drejtorë më të rëndësishëm se sa kaq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy