
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka deklaruar sot pas një takimi me komandën e KFOR, se duke nisur nga viti 2024 Shqipëria do ta rrisë prezencën në Kosovë përmes KFOR-it.
Në një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, Malaj ka thënë se Shqipëria e ka Kosovën si prioritetin më të lartë. Andaj sipas tij, kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej.
I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it.
I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj.
Ambasadori i ri i Shqipërisë ka thënë se është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është rruga e dialogut.




