Gjykata e Shkodrës ka lënë në masë sigurie “arrest në burg” shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni në fshatin Mushan të njësisë Dajç.
Për dy dëshmitarët që u arrestuan pas ngjarjes, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Shtetasit Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi u arrestuan nën akuzën e moskallësimit të krimit, pasi kishin qenë të pranishëm në vendin ku u ekzekutua 46-vjeçari Ridvan Hyseni.
Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi gjatë seancës gjyqësore se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjoka është shprehur se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Ai është shprehur se nuk ka bashkëpunuar në asnjë moment me vëllezërit Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani. Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese por gjykata vendosi “arrest me burg”.



