
Një rast zjarri është shënuar në Gjirokastër në lagje Gerhot ku është djegur një sipërfaqe toke.
Zjarrfikësja e Gjirokastrës është njoftuar nga një qytetare e zonës.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar banesën afër si pasojë e erës.
Menjëherë ka pasur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse duke bllokuar përhapjen e flakëve agresive deri në shuarjen totale të tyre.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.



