Vlonjati nuk ndalet nga masa e sigurisë, vjedh katër banesa në një lagje

Vlonjati nuk ndalet nga masa e sigurisë, vjedh katër banesa në një lagje

“Property” u kodua një operacion i policisë së Vlorës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i dyshuar për vjedhjen e katër banesave në lagjen “Kushtrimi”.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

42-vjeçari ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar dy javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur.

Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 06.04.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. L., disa pajisje elektroshtëpiake dhe bizhuteri; më datë 24.07.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit H. R.; më datë 13.11.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. P. dhe më datë 22.11.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. N., vegla pune të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy