Policia e Durrësit ka vënë në pranga 38 vjeçarin F. H., banues në Manzë, duke ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".
Ndalimi i tij u bë i mundur pas deportimit nga Greqia, ku 38-vjeçari fshihej prej më shumë se katër vitesh.
Ai akuzohet se më 18 mars 2022 ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital 10 ditë pas ngjarjes.
Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë ndaj tij që prej datës 31 mars 2022. Materialet procedurale tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.



