Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni 1".

Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë

Shtetasi N. N. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet MENA, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar "Tre Urat", Përmet, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.   

Shtetasit E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip "Toyota", për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë. Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy