Bie pezullimi/ Hetimet ndaj institucioneve kushtetuese pa masë pezullimi

Bie pezullimi/ Hetimet ndaj institucioneve kushtetuese pa masë pezullimi

Vetëm tre ditë më parë dhe me tre firma propozuese, mazhoranca socialiste ka zyrtarizuar projektin e saj për të vendosur një kufi ligjor mes një boshllëku që Kushtetuesja nuk e Zgjidhi.

 

Gjithçka lidhet me kërkesën e kryeministri Edi Rama, nëse drejtësia në këtë rast prokuroria apo gjykata mund të pezullojnë një anëtar të kabinetit qeveritar.

 

Teksa Kushtetuesja u nda në 4 me 4 duke mos dhënë asnjë përgjigje shteruese për kërkesën e z.Rama, mazhoranca vendosi të prekë Kodin e Procedurës Penale.

 

Sipas dokumentit të siguruar nga emisioni ‘FactCheck” deputetët që kanë firmosur projektligjin që rrëzon pezullimin janë, Edi Rama, Kryeminsitër dhe deputet. Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist si dhe kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, ish ministër Drejtësie.

 

Çfarë propozohet të ndryshojë

 

Projektligji parashikon ndërhyrje në pikën 2 të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Aktualisht kjo dispozitë përcakton se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

 

Me ndryshimin e propozuar, në këtë listë do të shtohen edhe funksionet më të larta kushtetuese të shtetit, konkretisht:

 

  • Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

     

Ndaj këtyre funksioneve nuk do të mund të vendoset masa ndaluese e pezullimit nga detyra gjatë hetimit apo procesit penal. 

 

Pse thotë mazhoranca se është i nevojshëm ndryshimi?

 

Në relacionin shoqërues siguruar nga “FactCheck”, Rama, Balla dhe Manja argumentojnë se qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal dhe të pandërprerë të institucioneve më të larta kushtetuese të shtetit.

 

Sipas tyre, pezullimi nga detyra i këtyre funksioneve gjatë procesit penal mund të cenojë ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe balancën ndërmjet pushteteve. Ndryshimi synon të vendosë një ekuilibër midis:ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe garantimit të rendit juridik e procesit penal.

 

Mazhoranca thekson se ndërhyrja nuk zgjeron imunitetin dhe nuk krijon paprekshmëri penale, pasi funksionarët e përfshirë mbeten plotësisht të hetueshëm dhe të gjykueshëm.

 

Po ashtu argumentohet se masa e pezullimit nga detyra ka karakter funksional dhe jo kufizues të lirisë personale, ndaj për funksione kushtetuese të nivelit të lartë duhet një trajtim procedural i diferencuar, për të mos penguar ushtrimin e tyre. 

 

Çfarë është masa e pezullimit nga detyra

 

Kodi i Procedurës Penale dallon mes:

 

masave shtrënguese (si arresti, ndalimi i daljes jashtë shtetit etj.), që kufizojnë lirinë fizike

 

masave ndaluese, si pezullimi nga detyra, që kufizojnë ushtrimin e një funksioni publik

 

Ndryshimi i propozuar prek vetëm masën ndaluese të pezullimit nga detyra dhe nuk ndryshon rregullat për masat e sigurimit personal apo kompetencat e gjykatës. 

 

Si është sot neni 242 i Kodit të Procedurës Penale

 

Në legjislacionin aktual, pika 2 e nenit 242 parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

 

Pra aktualisht përjashtimi lidhet me mandatin zgjedhor, ndërsa me ndryshimin e propozuar përjashtimi do të shtrihet edhe tek funksionet sipas këtij projektligji.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy