Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin në Apel (VIDEO)

Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin në Apel (VIDEO)

Shtyhet për herë të dytë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Krimit të Organizuar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën.

Trupi gjykues vendosi shtyrjen për në datë 13 maj me argumentin se seanca nuk futet te kategoria e emergjenteve, sipas parashikimeve referuar situatës së COVID-it dhe se nuk ishin lajmëruar të gjitha palët.

Në seancë janë paraqitur vetëm avokatët mbrojtës, pra ish-ministri nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë.

Ish ministri apeloi vendimin e Krimeve të Rënda që e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Ndërkohë për Jaeld Çelën pala mbrojtëse e ish-oficerit ka kërkuar që të përjashtohen nga gjykimi treshja gjykuese, pasi kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.

 Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Drini janë gjyqtarët që gjykojnë çështjen e Çelës dhe Tahirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy