Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Gjirin e Vlorës

Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Gjirin e Vlorës

Lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit është ndaluar në gjirin e Vlorës, për shkak të motit të keq.

 Ndalimi vlen për datat 26-27 shtator, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

 Njoftimi i plotë:

 Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 26-27 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim dhe Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. 

 Eshte ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

 Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

 Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022.

 Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 shtator 2022 ora 08:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy