
Dy persona janë kapur në flagrancë në lokalet e tyre, në Shijak dhe në fshatin Xhafzotaj, duke vënë baste sportive, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit", me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar dy raste të tjera në këtë fushë.
Për këto raste janë vënë në pranga shtetasit Gentian Domi, 49 vjeç dhe Klejvis Dervishi, 23 vjeç të dy banues në Shijak.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhafzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan d celularët që shërbenin për vënien e basteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



