Një stuhi shiu dhe breshëri prek rrethin e Gramshit, dëme në bujqësi

Një stuhi shiu dhe breshëri prek rrethin e Gramshit, dëme në bujqësi

Një stuhi e fortë shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha të mbjella me kultura bujqësore. 

 

Më i prekur rezulton fshati Kukur, ku stuhia ka zgjatur mbi 15 minuta, duke prekur qindra dynymë me prodhime të ndryshme bujqësore.

 

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha. Fermerët e zonës shprehen të shqetësuar për pasojat që solli kjo stuhi në pak minuta. 

 
Për momentin, ende nuk ka një informacion të saktë mbi gjendjen e rrugëve rurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy