
Aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, ku mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe e cila ishte duke kaluar rrugën.
Pas aksidentit këmbësorja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



