
Në kuadër të misionit të trajnimit ushtarak “Defender 21”, gjatë kësaj javë, në Shqipëri priten të vijnë trupa të tjera ushtarake amerikane, i cilësuar si trajnimi më i madh i mbajtur në Ballkanin Perëndimor, me 26 vende pjesëmarrëse.
Trupat ushtarake do të ushtrohen në gjithë rajonin e Shqipërisë dhe në disa pjesë të Evropës. Kjo, për të drejtuar operacione ku përfshihen simulimet e luftës dhe asistencat humanitare.
Kjo eksperiencë sipas Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, do të ndihmojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe SHBA-në dhe forca të tjera, për të paraqitur dhe zhvilluar aftësitë parandaluese të konflikteve dhe sigurisë kombëtare.
Do të jenë 28 mijë pjesëmarrës nga 21 shtete. Prej tyre, 16 kombe do t’i mirëpresin trajnimet ushtarake. Pjesa kryesore, do të zhvillohet në Shqipëri.
Rreth 2 mijë e 100 trupa amerikane nga pesë shtete të SHBA-ve, do të jenë pjesëmarrës. Rreth 800 rezerva të Ushtrisë Amerikane gjithashtu.
Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.



