
Një e shtunë plot aksidente ka qenë kjo e sotmja në të gjithë vendin. Vetëm gjatë paradites janë shënuar disa aksidente, në disa akse të vendit shkak i të cilëve ka qenë shpejtësia e madhe e makinave.
Në Rinas-Kashar, mëngjesin e sotëm u përplasën 4 makina, njëra prej të cilave është ndarë në dysh, duke lënë të plagosur 6 persona, një prej të cilëve, një 23-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak. Shkak i aksidentit në Rinas dyshohet të kenë qenë manovrat e gabuara të mjeteve, tentativa për të parakaluar në urë, si dhe shpejtësia.
Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi në Mallakastër, ku një kamion përplasi një makinë tip “Volksëagen”. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët e mjetit tip “Volksëagen”. Ndërsa në Rrogozhinë një 12-vjeçare humbi jetën në vend, pasi i preu rrugën një makine, e cila e përplasi në një nga mbikalimet në aksin Kavajë-Rrogozhinë.
Sezoni i verës numëron më tepër aksidente në Shqipëri, jo vetëm për shkak të pakujdesisë së shoferëve dhe shpejtësisë mbi normat e lejuara, por edhe për shkak të infrastrukturës në rrugë.



