
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Fier Shegan - Berat.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çukas ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë.
Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë.
Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku janë nën kujdesin e mjekëve.



