
Në Bazën Ajrore të Kuçovës, është ngritur një ndër pesë qendrat logjistike të stërvitjes ushtarake të NATO-s, “Defender Europe 21”.
Së shpejti në Bazën Ajrore të Kuçovës nis investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga stërvitja e NATO-s “Defender Europe 21” nga Baza Ajrore e Kuçovës.
“Defender Europe 21” nga Baza Ajrore e Kuçovës, ku është ngritur një ndër 5 qendrat logjistike të stërvitjes dhe ku së shpejti nisi investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s. Qendra logjistike mbështet stërvitjen me transport, karburant, çadra, ushqim dhe çdo gjë tjetër Në Kuçovë u instalua edhe sistemi amerikan i raketave Patriot. Gjithashtu në Kuçovë policitë ushtarake shqiptare dhe amerikane po zhvillojnë stërvitje të përbashkët. Rruga e rindërtuar rishtas mundëson akses më të lehtë në bazën ajrore”, thuhet në video.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore. Rreth 28 mijë mijë trupa nga SHBA, por edhe nga vendet e tjera, aleate të NATO, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë.



