Shefi i antidrogës humbi gjurmët në kufi me Shqipërinë, telefoni i fikur alarmoi bashkëshorten

Shefi i antidrogës humbi gjurmët në kufi me Shqipërinë, telefoni i fikur alarmoi bashkëshorten

Ish-kryepolici i Ulqinit, Rudolf Elezoviç rezulton i zhdukur që prej datës 27 maj, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Mediat vendase shkruajnë se ish-shefi i policisë ka humbur gjurmët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më konkretisht në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Ka qenë gruaja e tij, Marija Elezoviç e cila denoncoi zhdukjen, pasi nuk po arrinte të lidhej me bashkëshortin e saj. “Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë (27 Maji)”, ka thënë një burim nga grupi hetimor për mediat malazeze.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit. “Elezoviç ka kapërcyer kufirin disa herë kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri”, shkruajnë mediat përtej kufirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy