
Pas arrestimit të bërë gjatë së shtunës nën akuzën e vrasjes, një 62-vjeçar në Vlorë është lënë i lirë.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj.
Rikthimi në liri i tij, sipas policisë, u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë.
62-vjeçari u arrestua për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998 dhe gjatë gjithë këtyre viteve kishte arritur që t’i shpëtonte drejtësisë.
Breshanaj me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, dhënë në vitin 2000, është dënuar me 20 vite burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë shtetasin Nustret Nanaj, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.



