Emri/ Shiste drogë në qytetin e Beratit, arrestohet 24-vjeçari

Emri/ Shiste drogë në qytetin e Beratit, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme nën drejtimin e Prokurorisë Berat, në vijim të operacionit të koduar "Multiple", bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Mateos Lamaj, 24 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën shtetasit L. M, lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy