Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua paraditen e sotme në Roskovec ku dy elektricistë humbën jetën gjatë kohës së punës.
Mësohet se dy punonjësit që ranë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë janë identifikuar si Gjergji Duka dhe Bashkiam Saliasi.
‘MCN’ ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku në video shihet se shtylla e tensionit të lartë është këputur, në momentin që dy elektricistët kanë qenë duke punuar në të, duke iu marrë atyre jetën.
Ata po punonin prej ditësh në këtë zonë për largimin e shtyllave, që kishin dalë jashtë funksionit.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ku dy elektricistët kanë humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.



