
Gazetari Artan Hoxha tregoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” rrëfeu rastin e dëshmisë së një të penduari, i cili i hapi rrugën zbulimit të 19 bazave të krimit.
Një rast që ndodhi në Tiranë, një person tregoi 19 baza të krimit. Midis të tjerave përveç armëve, aty kishte tornitorë që modifikonin armët, vendosnin silenciatorë dhe ndryshonin.
Dëgjojmë për atentate. Armë nuk ka në shitje. Ku gjenden armët?
Rasti që përmenda zbuloi ku ishin armatosur njerëzit që kishin bërë krimet e viteve të fundit. Kapja e këtyre është prova më e mirë që tregon në çfarë niveli lëvizin ata.



