Morën apartament me qira në Elbasan për të ushtruar prostitucion, arrestohen dy gra nga Kazakistani

Morën apartament me qira në Elbasan për të ushtruar prostitucion, arrestohen dy gra nga Kazakistani

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetase nga Kazakistani, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira. Gjatë operacionit, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, tre celularë dhe dokumentet e dy shtetaseve të arrestuara.

Shtetaset A. A., 34 vjeçe, dhe A. A., 27 vjeçe, u arrestuan në flagrancë, ndërsa një tjetër shtetase, R. Ç., 42 vjeçe, banues në Elbasan, është proceduar në gjendje të lirë. Policia bën me dije se, nga hetimet e deritanishme, rezultoi se shtetaset e huaja ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira nga 42-vjeçarja.

Për këtë rast, Policia e Elbasanit ka vijuar hetimet, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Rreth një javë më parë, Policia e Elbasanit zbuloi dy apartamente të tjera të marra me qira nga shtetase të huaja, ku po ushtruar prostitucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy