
Një jaht është përmbytur në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë mëngjesin e sotëm.
MCNtv mëson se fatmirësisht dy turistët italianë që ndodheshin në të kanë shpëtuar.
Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.



